Një qytetar ka humbur jetën në qytetin e Kaçanikut pasi që është goditur nga një kamionetë.
Ky aksident me fatalitetet sipas policisë ka ndodhur vdje në orët e mëngjesit, respektivisht në orën 07:10.
:Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishte pësuar këmbësori mashkull K/Shqiptar i cili menjëherë është dërguar në emergjencën e Ferizajt e më pas edhe në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh.
Mirëpo, për shkak të lëndimeve të marra në aksident, i lënduari ka ndërruar jetë, ndërsa trupi i pajetë i tij me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Policia bëri të ditur se dyshuari për shkaktim të aksidentit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, deri në marrjen e një vendimi tjetër./FaktePlus