Shimon Peres, i cili ka shërbyer dy herë si kryeministër i Izraelit dhe një herë si president, ka vdekur në moshën 93 vjeçare.
Ai kishte pasur sulm dy javë më parë, por pavarësisht kësaj gjendja e tij ishte përmirësuar.
Djali tij, Chemi ka hapur homazhet për babain e tij, si një nga themeluesit e shtetit izraelit, transmeton KosovaPress.
Peres, në vitin 1994 kishte fituar çmimin Nobel për paqe, falë rolit që kishte pasur në negociatat e paqes me palestinezët, një vit para se të fitonte çmimin.
Ai kishte thënë se palestinezët janë fqinjët më të afërt të Izraelit, andaj mund të bëhen edhe miqtë më të afërt./KosovaPress/