Aktuale

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, babi i deputetit kosovar

Në orët e vona të natës së mbrëmshme ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, Bajram Demaliaj.

Ai ka qenë babi i dy dëshmorëve, si dhe baba i deputetit aktual të AAK-së, Shkumbin Demaliaj

Lajmin për vdekjen e babit të tij e ka konfirmuar deputeti Demaliaj përmes një postimi në Facebook

Ky është postimi i tij:

“Të dashur miq, familjarë , të dashur bashkëluftëtarë:

Sonte iku nga kjo botë bashkëluftëtari ynë, Familjari i Dy Dëshmorëve dhe njëherit Babai im. BAJRAM TAFË DEMALIAJ..!!!

Varrimi bëhet nesër e Martë në ora 16:00 në varrezat e fshatit Strellc i Epërm..