Aktuale

Vdes ish ambasadori slloven në Kosovë, ngushëllon Haradinaj

Ish-ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Milan Majhen, i cili ka shërbyer gjatë viteve 2013-2017.

Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e Majhen dhe institucionet e Sllovenisë.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e Milan Majhen, ish-ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë. Ai do të mbetet në kujtesën tonë si mik i mirë dhe një diplomat shembullor, i cili kontribuoi në fuqizimin e miqësisë ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe institucioneve sllovene”, ka shkruar Haraidnaj në rrjetin social Facebook. /FaktePlus