Një grua e cila u aksidentua para dy ditësh në Fushë Kosovë ka vdekur dje në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima femër K/Shqiptare derisa ishte duke u trajtuar në QKUK me 17.10.2019 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.
Aksidenti kishte ndodhur më datë 16 tetor, teksa viktima ka ndërruar jetë një ditë më pas.