Aktuale

Vdes e aksidentuara në Pejë, policia jep detaje

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka dhënë detaje rreth aksidentit që ka ndodhur sot në Pejë, ku treni ka goditur një femër.

A aksidentuara ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, thuhet në komunikatën e policisë, përcjell FaktePlus.

Komunikata e plotë e policisë:

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 30.09.2019 rreth orës 12:40, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve.

Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, Z.K. f/k/sh e lindur (1958).

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”./FaktePlus/