Aktuale

Vdes duke prerë dru në pyll

Një person derisa ishte duke prerë dru në bjeshkët e Deçanit, është rrëzuar në tokë dhe i njëjti me autoambulancë të QKMF është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës.

Rastij e ka raportuar djali i tij, i cili po ashtu ka qenë i pranishëm derisa prenin dru në pyll.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në obduksion. Rasti është duke u hetuar./KosovaPress/