Aktuale

Vdes 23 vjeçari Alban Beqiri, i diagnostifikuar me leukemi akute

Ka ndërruar jetë Alban Beqiri nga Skënderaji, raporton Gazeta NewBorn.

Beqiri, ka ndërruar jetë pas diagnostifikimit me ‘leukemi akute’. Familjarët kanë dërguar tek Gazeta NewBorn njoftimin për vdekjen e Albanit, derisa njoftojnë se për kohën e varrimit do të japin informacione me kohë.

Ai ishte 23 vjeçar dhe ishte pjesë e FSK-së.

Albani ishte duke u trajtuar në stpitalin Liv Hospital Ankara në Turqi, ku edhe ka nëdrruar jetë

Ja njoftimi i familjes dërguar për Gazetën NewBorn:

Njoftim! Njoftojm shokë, miq dhe dashamir qe vëllau-djali ynë Alban Beqiri sot ka ndërruar jetë në Liv Hospital Ankara. Edhe në keto qaste të veshtira gjithmonë do të jemi falenderues ndaj Allahut qe i dha jetë deri në keto momente! Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Gjithashtu familja jonë i është falenderues të gjithë atyre që na perkrahën për mjekimin e Albanit. Allahu na lashtë shnosh të gjithve! Për kohen dhe ditën e varrimit do të ju njoftojmë më kohë. E PIKËLLUAR FAMILJA BEQIRI!