Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Zveçan

Në banesën e një personi në Grabovc të Zveçanit është gjetur pa shenja jete viktima mashkull Kosovar-Serb.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Indeksonline/