Policia ka njoftuar se dje një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë në rrethana të panjohura. Vdekja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” Prishtinë.
“Viktima mashkull K-Shqiptar, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë para se të arrijë në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Express