Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Një person rreth 50 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një ndërtesë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Agjencia e Lajmeve merr vesh se viktima është gjetur në orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht nuk dihen shkaqet që kanë quar në vdekjen e tij.

Mësohet se me rastin janë duke u marrë njësitet hetuese të policisë dhe trupi i viktimës tashmë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lidhur me rastin FaktePlus është duke kontaktuar policinë për të kuptuar më shumë detaje.