Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Të premtën mbrëma një person është dërguar në Qendrën emergjente pa shenja jete. Ende nuk dihet se si ka ndodhur vdekja.

“Prishtinë. 25.11.2016-23:38. Viktima mashkull K-Shqiptar është dërguar në Qendrën emergjente pa shenja jete. Njësite forenzikës në vende ngjarje kanë gjetë dhe konfiskuar një revole me tetë(8) fishekë dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga Policia”, thuhet në raportin e policisë.