Policia ka njoftuar se dje në fshatin Ibarska Slatina në Leposaviq, është gjendur trupi i një burri pa shenja jete. Ngjarja ka ndodhur pranë varrezave të fshatit, viktima dyshohet se e ka vrarë vetën duke e aktivizuar një granat dore.
“Fshati Ibarska Slatina, Leposaviq, më 28.12.2016-10:20h.Viktima mashkull K-Serb është gjetur pa shenja jete afër varrezave të fshatit. Viktima dyshohet se e ka vrarë vetën duke e aktivizuar një granat dore. Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur vetura e cila i përket viktimës dhe një letër e cila dyshohet të jetë shkruar nga viktima. Njësiti EOD i PK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe sipas tyre dyshohet se ka eksploduar një granat dore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion”- njofton policia.