Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Gjilan

Një rast vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan, të hënën pasdite. Sipas Policisë, viktima ishte dërguar nga familjarët pa shenja jete në spital, ku edhe është konstatuar vdekja e burrit, nga mjekët.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar është dërguar nga familjarët pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Vdekjen e viktimës e konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, njofton PK’ja.