Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Fushë-Kosovë

Një grua nga fshati Bresje i Fushë-Kosovës është sjellë pa shenja jete dje në një qendër të mjekësisë familjare. Rasti i saj po cilësohet si vdekje e dyshimtë, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:

Bresje, Fushë Kosovë 15.11.2018-17:26. Viktima femër K/Shqiptare nga familjarët e saj është sjellë pa shenja jete në qendrën e mjekësisë familjare. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

the authorBurbuqe Metolli