Policia njofton se dje në mëngjes në emergjencën e qytetit nga prindi i tij është sjellë pa shenja jete trupi i viktimës, i gjinisë mashkullore.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Sipas familjarëve viktima kishte probleme të mëhershme shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.