Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Cerovik të Klinës

Në fshatin Cerovik të Klinës policia njofton se është gjetur një person pa shenja jete. Trupi i viktimës është gjetur në oborrin e shtëpisë.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com