Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Bardhosh të Prishtinës

Policia raporton se një person dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bardhosh, por i njëjti sipas mjekëve është sjellë pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./KosovaPress/