Aktuale

Vdekje e dyshimtë e një shtetasi nga Siria

Një shtetas nga Siria ka ndërruar jetë dje në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi” pasdite ku sipas policisë viktima derisa ishte në një lokal, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e ka velrësuar këtë rast si vdekje e dyshimtë./KosovaPress/