Komuna e Prishtinës, që nga e enjtja e deri të shtunën, i ka pasur 554 raste të infektuara me koronavirus.
Përgjatë të shtunës, në këtë lokalitet, bënë më dije Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, u paraqitën 249 raste të reja me Covid-19, prej gjithsej 514 të infektuarve, shkruan Gazeta Express.
Shifra e rasteve me virus është dukshëm më e lartë sesa me komunat e dytë pasuese – Gjilani me 32 raste.
Megjithatë, rritja enorme e numrit të rasteve po shpjegohet si rritje e numrit të testeve diagnostikuese për virusin korona.
Prishtina dallonte dukshëm nga shifrat e Covid-it edhe përgjatë të enjtes. Përgjatë kësaj dite, Prishtina i pati 117 të diagnostikuar me virusin nga familja SARS-COV2.
Komiteti për parandalim të koronavirusit, në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë marrë masa të reja anti-Covid në nivel të përgjithshëm. Nuk dihet nëse do ndërmerren masa të veçanta për kryeqytetin.