Aktuale

Vazhdon takimi Komisionerit Hahn me liderët politik

Është duke vazhduar ende takimi me dyer të mbyllura mes Komisionerit Johannes Hahn, nënkryetares së Parlamentit Evropian Ulurike Lunaçek, me liderët e pesë partive politike, i cili ka filluar para një ore e tridhjetë minutash.

Në takim temë e diskutimit janë zhvillimet politike, reforma evropiane në Kosovë, procesi i liberalizimit të vizave dhe demarkacioni.

Në takim po marrin pjesë Kadri Veseli, PDK, Isa Mustafa, LDK, Visar Ymeri, VV, Ramush Haradinaj, AAK dhe Jakup Krasniqi, Nisma.

Komisioneri Hahn ka ardhur sot për vizitë zyrtare në Kosovë, kurse euro-deputetja Lunaçek, është në Kosovë që nga dje. Të dy përfaqësuesit e lartë evropianë, kanë pasur një agjendë të ngjeshur, ku kanë takuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës, raporton KosovaPress.