Përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së janë pajtuar sot që edhe për gjashtë muaj të vazhdojnë sanksionet ndaj individëve dhe zyrtarëve nga Rusia dhe Ukraina, të cilët ndodhen në “listën e zezë” për shkak të rolit në krizën ukrainase, transmetojnë mediat botërore, duke iu referuar burimeve nga Brukseli.
Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve ruse TASS, këtë vendim pritet ta miratojë Këshilli i BE-së para datës 15 shtator, kur edhe skadon afati i sanksioneve të mëhershme.