Aktuale

Vazhdon përplasja! Albert Krasniqi largon nga Instagrami këta anëtar të “Baba Stars”

Ditë më parë një status i Albert Krasniqit në rrjetin e tij social Instagram në adresë të rep artistit kosovar Getoar Selimi, bëri bujë mediatike. Në të cilin status tregohej një pjesë e fjalëve që ai ia ka dërguar përmes Viber-it Getit.

Në këtë mesazh ndër të tjera Alberti akuzonte dhe ofendonte Getin dhe menaxherin e tij Dekorim Sahitin, kinse këta të gjitha datat e koncerteve po i merrte për vete dhe Majkin, shkruan Indeksonline.

Mirëpo nuk përfundon me kaq, Alberti sot ka larguar edhe nga rrjeti i tij social Getoar Selimin, diçka më se e pritshme. Por ajo çka befason më shumë është se Alberti vendosi ta largoj edhe Cozman-in. Ky është një tregues i qartë se label-i “Baba Stars” veçse ka nis përçarjet.