Aktuale

Vazhdon operacioni i hetuesisë, aty shihet edhe Murat Meha

Njësiti për hetime kundër Krimeve Ekonomike e ka vazhduar operacionin e nisur në orët e para të mëngjesit.

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka qenë pjesë e operacionit të radhës ku janë kontrolluar dhe hetuar zyret e kësaj agjencie, raporton Indeksonline.

Njësiti i hetuesve ishte në vendin e ngjarjes ku për më shumë se një orë ka kryer hetime në zyret e kadastrave.

Pas hetimeve, aty është parë edhe drejtori i Agjensionit Kadastral të Kosovës, Murat Meha.