Aktuale

Vazhdon keqtrajtimi i “Grupit të Kumanovës” , seanca ndërpritet për një orë

Vazhdon keqtrajtimi brutal ndaj të akuzuarve në rastin “Lagja e Trimave”.

I akuzuari Enver Hoxha Kljan nga dhuna që i është ushtruar nuk është në gjendje që të ndjek seancën gjyqësore.

Ankesa se mbi ta është ushtruar dhunë fizike ka deklaruar edhe Lirim Krasniqi, Genc Sefa, Esat Tafegjolli, Andi Krasniqi, Shefqet Kallaqi, Rufki Dogani, përderisa i akuzuari Mendirit Rustemi ka kërkuar kontroll nga psikologu ndërsa gjendja e Mirsad Qerimi është përkeqësuar shumë me çka avokatja mbrojtëse kërkoi edhe intervenim nga një mjek specialist.

Seanca gjyqësore është ndërprerë për një orë për shkak që të kryet kontroll mjekësor tek të akuzuarit të cilët kanë raportuar se mbi ta ushtrohet dhunë.

Në shenjë solidarizimi, të gjithë të akuzuarit ngritën dorën, se nuk munden ta ndjekin seancën gjyqësore pas dhunës brutale që ushtrohet mbi ta.

Përderisa të akuzuarit ankoheshin për maltretim, pjesëtarët e sigurisë së ambientit fyenin dhe ofendonin të akuzuarit