Policia e Turqisë ka zhvilluar një operacion gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Izmirit ku ka arrestuar 11 profesorë dhe ka shpallur në kërkim 12 të tjerë në Universitetin e Ege-së.
Mediat turke raportojnë se arsyeja e arrestimit është se dyshohet se kanë lidhje me Lëvizjen Hizmet që udhëhiqet nga kundërshtari i Erdogan, Fethullah Gulen.
Këto arrestime janë pjesë e një vargu arrestimesh ndaj pjestarëve të Lëvizjes Hizmet të ndodhura gjatë muajëve të fundit. Edhe pse ka marrë kritika të ashpëra nga organizatat e të drejtave të njeriut, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të tërhiqet nga arrestimet e pjestarëve që mbështesin imamin që jeton në SHBA, Gulen./express