Aktuale

Vazhdon edhe sot protesta kundër taksës

Protestat e serbëve në veri të Kosovës kundër taksës së vendosur ndaj produkteve serbe do të vazhdojë edhe sot.

Protesta do të fillojë në orën 12:00, e kësaj proteste do t’i bashkohen edhe lojtarët e klubit të basketbollit të ‘Partizanit’.

Sipas anëtarit të Listës Srpska, Igor Simic, lojtarët e ‘Partizanit’, do të luajnë edhe një lojë miqësore me ekipin e ‘Trepçës’, shkruan ‘Tanjug’.

Protestat kundër taksës ka më shumë se një javë që kanë filluar. Në mbështetje të tyre kanë dalë të gjithë anëtarët e Listës Srpska, të cilët po kërkojnë heqjen e taksës.