Aktuale

Vazhdon debati në kuvend rreth raportit të Prokurorisë Speciale

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive i Kuvendit të Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin rreth Raportit për aktivitetet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për periudhën prej 15 marsit deri më 15 shtator të këtij viti.

Në rend dite të Komisionit është edhe Raporti vjetor për punën e Prokurorisë Publike në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015.

Debati i komisionit për Raportin e PSP-së filloi të mërkurën e javës së kaluar.

Raportet e PSP-së dhe të Prokurorisë Publike janë në rend dite dhe në seancën e përcaktuar për sot në mesditë në kuadër të seancës së 120-të plenare.

Në Parlament për sot janë përcaktuar edhe seanca të Komisionit për financim dhe buxhet, të Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të Komisionit Ligjdhënës  juridik.

Komisioni për Financim dhe Buxhet dhe Komisioni Ligjdhënës Juridik duhet të debatojnë rreth propozim ligjeve për ndryshimin e Ligjit për debitimin e Republikës së Maqedonisë me kredi tek Banka Kreditore për Rindërtim (KFW) sipas Marrëveshjes për kredi për Projektin për ujitje të rajonit jugor të Vardarit, me procedurë të shkurtuar dhe të Ligjit për debitimin e Republikës së Maqedonisë me hua tek Banka kreditore për rindërtim KFW sipas Marrëveshjes për hua për projektin “Ujitja e luginës jugore të lumit Vardar – faza II”, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë. Komisioni ligjdhënës juridik duhet ta shqyrtojë edhe Propozim – ligjin për plotësimin e Ligjit për ekonomi të ujërave, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Në seancën e Këshillit buxhetor të Kuvendit në rend dite është Propozim buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, në lexim të dytë.