Aktuale

Vazhdon bllokada në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë në seancën e 11-të konstituive, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari, nënkryetari, anëtarët dhe zëvendës-anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, e cila ka vazhduar njëjtë, sikur ato në ditët e kaluara, me akuza dhe kundërakuza mes deputetëve, në kontekst të bllokimit të punës së Parlamentit.

Në fillim e njëmbëdhjetë të seancës konstituive, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) kërkoi që deputetët të kalojnë te pika e katërt e rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjvenëse.

Me këtë propozim nuk u dakordua grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së duke argumentuar se një gjë e tillë është në kundërshtim me Rregulloren e Parlamentit.

Sipas tyre, fillimisht nevojitet të shterojë debati për pikën e tretë, zgjedhja e Komisionit për Zgjedhjet dhe Emërimet, ndërkohë që kryesuesi, Trajko Veljanovski kërkoi nga deputetët të heqin dorë nga vërejtjet procedurale, nga replikat dhe kundër-replikat.

Deputeti i Partisë së Re Social Demokrate (PRSD), Goran Misovski, në vërejtjen e tij procedurale i bëri thirrje kryesuesit Trajko Veljanoski, të tregojë guximin dhe thotë se nuk mbështet skenar që është në kundërshtim me shumicën parlamentare.

Ai pyeti deputetët e VMRO-DPMNE-së përse këmbëngulin me çdo kusht për të parandaluar zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit.

Syrja Rashidi, deputet nga koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, tha se Kuvendi është duke shpërfillur vullnetin e shumicës mbi vullnetin e pakicës me një shkelje flagrante të Rregullores.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski theksoi se askush në Republikën e Maqedonisë, nuk ka paguar para që dikush nga politikanët të bëjnë, siç e quajti ai, fotosesion me Edi Ramën, veprimi i të cilit siç tha, nuk ka ndihmuar në raport me shqiptarët në Maqedoni.

“E vetmja gjë që u bë, është shkaktimi i dëmeve. U krijua një mosbesim i madh dhe është shkelur një parim që vlen për të gjitha vendet, dhe kjo është mosndërhyrja në punët e brendshme të një shteti sovran”, tha ai.