Qarkullimi në kalimin kufitar Evzoni ende është i mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet edhe për udhëtarët edhe për automjetet motorike për shkak të bllokadës së vendosur nga traktorët nga ana e bujqve grekë.
Kalimi kufitar është bllokuar nga bujqit grekë nga e hëna në orën 16 e 30 minuta. Nuk ka informacion se deri kur do të zgjatë kjo greve e bujqve.
Për hyrje në Greqi, shoferët mund t’i shfrytëzojnë edhe vendkalimet kufitare Dojran dhe Mexhitlija.