Aktuale

Vazhdon asfaltimi i rrugës Botushë-Koshare

Sot do të bëhet inaugurimi i vazhdimit të asfaltimit në rrugën Botushë-Koshare.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se në inaugurim do të marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku.

Më tej në njoftim thuhet se rruga ka gjatësi 8.3 kilometra, ndërsa vlera e këtij projekti arrin në 725,252.49 €.

“Procedurat e prokurimit i ka kryer Ministria e Infrastrukturës, e cila është edhe investitore e realizimit të projektit. Projekti i kësaj rruge fillon nga fshati Botushë dhe vazhdon deri në Koshare, pikërisht te varrezat e dëshmorëve të rënë në betejën e Kosharës”, vazhdon njoftimi.

Afati për realizimin e projektit është 180 ditë pune./KosovaPress/