Policia e Kosovës së bashku me Doganën janë duke vazhduar aksionin për bastisje të nisur që nga mëngjesi në lokacionin e Mitrovicës.
Ky aksion është duke u zhvilluar nën dyshimin se në lokacionin e përmendur ka dyshime për kontrabandë me mallra.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.
“Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës janë duke realizuar një operacion në rajonin e Mitrovicës, në lokacione të ndryshme, lidhur me dyshimet për kontrabandë me mallra” sqaroi Kelani.
Ndërkaq shtoi se për detaje dhe informacione shtesë do të njoftojnë pas përfundimit të operacionit.
Ai nuk bëri të ditur nëse deri më tani kanë arrestuar dikë gjatë bastisjeve.