Rajon & Botë

Vazhdojnë protestat në Irak, një i vrarë e 21 të lënduar

Një protestues është vrarë dhe 21 të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Bagdad të Irakut.

Zyrtarët e sigurisë dhe mjekët thanë se ky protestues vdiq nga një plumb gome, të shtënë nga forcat e sigurisë afër një ure strategjike në kryeqytetin irakian.

Protestuesit i kanë marrë pjesërisht nën kontroll tri ura të rëndësishme, ndonëse po përballen vazhdimisht me policinë.

Më shumë se 340 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i protestave më 1 tetor, kur mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit të lartë dhe shërbimeve të dobëta publike.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, e kanë dënuar përdorimin e forcës nga policia kundër protestuesve paqësorë në Irak, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

the authorGazetaKNN