Aktuale

Vazhdojnë protestat antishqiptare

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” edhe sonte ka vazhduar me protestat e tyre kundër platformës së gjuhës shqipe në Maqedoni.

Si çdo mbrëmje që nga data 27 shkurt, ata u tubuan para Qeverisë së Maqedonisë, për të marshuar drejt Kuvendit të Maqedonisë nga ku organizatorët apeluan që të mos pranohet platforma shqiptare, e cila sipas tyre është përgatitur nga Tirana zyrtare dhe synon të dëmtojë karakterin unitar, sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë.

Protesta përfundoi në mënyrë paqësore, ndërkohë organizatorët paralajmëruan se do të protestojnë edhe ditëve të ardhshme.

Protestuesit edhe pse nuk kanë deklaruar asnjë herë publikisht, ata janë të afërt me ish kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, ndërsa mbështetin presidentin Gjorge Ivanov, i cili refuzoi ta mandatojë kreun e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM) për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë, i cili ka marrë përkrahjen e partive shqiptare./KosovaPress/