Aktuale

Vazhdojnë përplasjet e ashpra LDK – PDK për “punësimet partiake”

Partia në pushtet LDK në qytetin e Gjilanit e ajo opozitare PDK janë duke i dërguar akuza të rënda njëra-tjetrës.

LDK-ja para dy ditëve reagoi ndaj PDK-së, dega në Gjilan, duke i thënë se po shpif për kryetarin e kësaj komune Lutfi Hazirin.

Në reagimin e saj të fundit LDK e Gjilanit, të cilës i prin kryetari Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj deklaratave të PDK-së duke cilësuar se kjo parti opozitare e ka tepruar me deklarata nën maska si “dhe i ftojmë për heqjen e maskave. Qytetarët e Gjilanit e dinë edhe e mbajnë në mend mirë aferën “Pronto” kur Zenun Pajaziti tenton ta punësojë vëllain e tij”, thuhej në reagimin e LDK-së. Dega e LDK-së në Gjilan madje ftonte kryetarin e degës së PDK-së, Zenun Pajaziti, “që t’i lidhë zagarët e tij” dhe të dalë me deklarata në emër të tij.

E lidhur me gjithë këto deklarata gjatë së hënës ka reaguar dega e PDK-së në këtë qytet.

Sipas saj, gjuha e përdorur në reagimin e fundit të PDK-së tregon qartë nivelin se ku ka rënë partia e cila e udhëheq qytetin e Gjilanit.

PDK e kësaj komune thotë se partia e Lutfi Hazirit e ka mbushur komunën me punësime partiake.

“Se ne kemi të drejtë në atë që e kemi deklaruar, e pohon edhe vetë përfaqësuesi i MoserGroup”, Senad Ramaj, në deklaratën e tij publike, ku pranon se kanë bërë punësime dhe favorizime për njerëzit kyç te pushtetit tuaj, e që kjo ju ngarkon direkt me keqmenaxhim bashkë  me partnerin privat që i keni bërë Kompanisë Eco-Higjiena, qe 3 vite”, thuhet në komunikatë.
Kjo e fundit i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit që të fillojë hetime lidhur me këto punësime në komunën e Gjilanit.

“Padyshim, presim që prokuroria të mirret dhe të shikohen veprimet e këtyre zyrtarëve në keq-qeverisjen dhe keqpërdorimin e pushtetit, thuhet në fund të njoftimit të PDK-së, dega në Gjilan”, përmbyllet komunikata.