Aktuale

Vazhdojnë gërmimet të kampusi i UP-së (Foto)

Kanë filluar gërmimet në kampusin universitar të Universitetit të Prishtinës, vend ky në të cilin po dyshohet për varrezë masive.

Gërmimet janë duke vazhduar ndërkohë që nuk dihet se sa kohë do të zgjasë kjo procedurë, për shkak se kohëzgjatja e tyre do të varet më shumë nga vendi se ku do të bëhet gërmimi.

Ka kohë që kampusi i Universitetit përmendet si një ndër vendet e dyshuara për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë./KosovaPress/