Në vazhdimin e seancës së pasdites së sotme, deputetët shqyrtuan projektligjin për performancën energjetike në ndërtesa, por në mungesë të kuorumit nuk arritën ta miratojnë këtë projektligj.
Zëvendësministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala ka paraqitur projektligjin para deputeteve dhe ka treguar për rëndësinë e tij.
Grupi parlamentar i LDK përkraha këtë projektligj, kurse, grupet tjerë nuk morën fjalën.
Kryesuesi i seancës, Fikrim Damka, tha se po presim që në vazhdim të bëhet kuorumi. /KP
Tags:Kuvendi i Kosovës