Aktuale

Vazhdimi i dialogut me Kosovën, kusht për Serbinë

Pos kapitullit tashmë shumë të përfolur 35, Serbia i ka edhe tre kapituj të tjerë që ndërlidhen me Kosovën.

Bashkimi Evropian do të vazhdojë procesin e zgjerimit, ka deklaruar ambasadorja e Sllovakisë në Beograd Dagmar Repçekova, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të saj, për hapjen e kapitujve 20, 25 dhe 26, njofton tanjug, ekziston kushtëzimi për Serbinë që të vazhdojë me sukses dialogu Beograd-Prishtinë.