Shumë qytetarë janë mbledhur sot në fshatin Kovragë të Istogut, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut, Filonid Belegu.
25 vjeçari ishte duke drejtuar mjetin e punës , kur edhe aksidentalisht ai humb kontrollin mbi veturën dhe përfundon jashtë rrugës duke e lënë atë të vdekur.
Sot, familja Belegu bashkë me miq e shokë të të ndjerit, po e varrosin me dhimbje e lot.
Ata e kujtojnë atë si djalë të urtë dhe që punonte për familjen.
Ende nuk ka informacione se si erdhi deri tek aksidenti që për pasojë gjeti vdekjen 25-vjecari Belegu./Indeksonline/