Trupi i pajetë i Astrit Deharit është varrosur në fshatin Zllatar afër Matiqanit. Dehari po prehet pranë varrit të vëllait të tij, Arbnor Deharit, i cili u vetëvra para dy viteve. Në ceremoninë e varrimit të aktivistit të ndjerë të Lëvizjes “Vetëvendosje” morën pjesë me qindra qytetarë.
Albin Kurti vdekjen e tij e ka cilësuar si vrasje.
“Dështimi i procesit kundër gjashtë aktivistëve të akuzuar për terrorizëm, e solli në një panik të paparë regjimin në fuqi dhje kjo rezultoi me këso vdekjesh në burg. Ajo që u cilësua në fillim si vretëvrasje e përsosur, doli të jetë vrasje e papërsosur”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë që Astrit Dehari ndërroi jetë të shtunën në qendrën e Paraburgimit në Prizren. Rrethanat e vdekjes së tij do t’i bëjë të ditur raporti përfundimtar i autopsisë që iu bë dje trupit të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./GazetaExpress/