Aktuale

Varrosen tre viktimat e aksidentit tragjikë në Istog

Një aksident tragjikë ka ndodhur në mesnatën e të hënës në fshatin Baicë të Istogut.

Si pasojë e aksidentit, të vdekura kanë mbetur tre anëtarë të familjes Sukaj nga Istogu, Arza Sukaj 34 vjeç bashkë me vajzën e saj Alertën 9 vjeçe dhe kunata Kumrije Sukaj-Nikçi.

Familjarët kanë njoftuar se tre anëtaret e tyre do të varrosen sot në varrezat e fshatit Nabergjan, shkruan Magazina.al

Aksidenti fatal kishte ndodhur të hënën rreth orës 23:00 në fshatin Baicë të istogut, në një rrugë me kthesa të rrezikshme ku mungojnë sinjalistikat rrugore.