Aktuale

Varrosen pesë anëtarët e familjes Bllaca

Pesë kufomat e familjes Bllaca janë varrosur në varrezat e fshatit Cërnicë. Ata u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Bojana”, të martën, raporton Express.

Në ceremoninë e varrimit është parë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ndryshe, pesë anëtarët e kësaj familje u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Bojana”, të martën. Sipas Prokurorisë së Gjilanit, zyrtarja policore Valdete Bllaca dyshohet se ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

the authorGazetaKNN