ShowBiz

Vanessa Hudgens gjithmonë në top formë (Foto)

Aktorja e njohur Vanessa Hudgens, njihet për dukjet e mrekullueshme dhe natyrale që sjellë çdo herë.

Por në ndejën e organizuar për  Oscars, ajo kishte zgjedhur të vinte pak më ndryshe. Aktorja kishte veshur një fustan të bardhë, i cili ia theksonte linjat trupore. Flokët i kishte të lidhur dhe rëndësia më e madhe u ishte kushtuar syve, të cilët kishin qenë më dramatik ndërsa buzët dhe pjesa tjetër e fytyrës ishin me nuanca nude, transmeton KosovaPress.

Grimi i aktores pritet të jetë një inspirim i ri i makeupit.

Vanessa Hudgens që u bë super e njohur nga  filmi “High School Musical”, vazhdon t’i kushtojë shumë rëndësi trupit dhe dukjes së saj.

Ajo shpesh herë zgjedhë të postojë foto pa makeup dhe të duket e mrekullueshme. Për shumë persona  vazhdon të jetë ndër aktoret më të pëlqyera.