Vanesa Rexhepi është vajza e vetme e ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit, i cili vdiq pak kohë më parë nga një sëmundje e rëndë.
Vanesae kujton shpeshherë atë përmes postimeve në rrjetet sociale.
E kësaj radhe duket se i ka bërë përshtypje një poezi e Çun Lajçit kushtuar presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ish kryeministrit, Bajram Rexhepi.
Kjo është poezia e Çun Lajçit:
Juve që kishit ma se nji zemër
S’e lakmova kurrë ngutinë
e lavdinë
as ikjet rrugëve
më bisht t’synit pa i mat. S’i lakmova ecjet
qyqevetëm
me nji zemër
si Ju
e pa kthim,
por kot. Ju pushoni n’amshim
E nuk pyesni,
Qeshi apo qau kush sot!