Aktuale

Valon Murati reagon pas vdekjes së puntorit, kritikon institucionet

Kryetari i Lëvizjës për Bashkim, Valon Murati përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas vdekjes së puntorit në vendin e punës në Prishtinë.
Sipas tij pasiguria në punë për puntorët është bërë shumë shqetësuese.

“Pasiguria në punë për punëtorët është bërë më shumë se shqetësuese, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë. Vdekja e sotme e 45 vjeçarit dëshmon për këtë gjendje”, ka shkruar Murati.

I pari i Lëvizjës për Bashkim pati kritika edhe për reagimin jo adekuat të institucioneve.

“Njësoj shqetësuese është reagimi jo adekuat i institucioneve të shtetit në zbatimin e ligjeve që garantojnë sigurinë në punë të punëtorëve. Sidomos kur ta kemi parasysh numrin shqetësues të vdekjeve në punë këtë vit. Sundimi i ligjit është jetik për një shoqëri. Duhet bërë presion i gjithmbarshëm shoqëror mbi institucionet tona në zbatimin e ligjeve në të gjitha fushat, në këtë rast të atyre që kanë të bëjnë me sigurinë në punë”. ka shkruar më tej ai.

Në fund, Murati i ka shprehur ngushëllime familjes së puntorit i cili sot humbi jetën në vendin e tij të punës.