I ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë e një serie shpërthimesh në të gjithë Sirinë, njoftoi agjencia e lajmeve, Amaq.
Një zëdhënës i grupit, i cili nuk e tregoi identitetin, tha se gjashtë sulme vetëvrasëse kanë ndodhur në zonat e regjimit si edhe në një zonë kurde, transmeton atsh.
”Pas të gjitha këtyre sulmeve qëndrojnë luftëtarët tanë”, tha ky zëdhënës, i cituar nga agjencia e lajmeve, Amaq.