Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës Valdete Idrizi ka deklaruar që nuk është e pasur.
“Jam vajza e minatorit, nuk jam e pasur kam vetëm 3 mijë euro në xhirollogari”, ka thënë ajo përcjellë Gazeta Blic.
Kjo deklaratë e kandidates vjen pasi që moderatori i një debati në Tv Dukagjin e ka pyetur se pse nuk e ka deklaruar pasurinë.
Komuna e Mitrovicës do të shkojë në balotazh me Valdete Idrizin nga PDK, dhe Agim Bahtirin nga AKR.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 19 nëntor./GazetaBlic/