Aktuale

Valdete Bajrami e NISMA-s refuzon postin e Ministres së Arsimit

Deputeti i partisë Nisma, Milaim Zeka ka njoftuar se ish deputetja e kësaj partie Valdete Bajrami ka refuzuar postin e ministres. Bajrami është përfolur se mund të bëhet ministre e Arsimit mirëpo tashmë është bërë e qartë se ajo nuk do të jetë.

Zeka thotë se ministrat e partisë Nisma tashmë janë caktuar dhe janë të mirë, ndërkohë që janë gjithsej tri ministri që do t’i udhëheq ky subjekt politik.

“Nisma i ka caktu ministrat. Besoni qe jane shume te mire. Valdete Bajrami nuk ka pranu te jet ministre.

Nisma ka vendos ministra te mençur, dhe shume profesional!

Kush jane…?!”- është shprehur Zeka në FB.