Ajo ka rënë në sy për pamjen e saj dhe gjithashtu pasi është vajza e një prej politikaneve më të njohura në vend.
Ditën e sotme vajza bukuroshe e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda feston ditëlindjen. Ka qenë vetë Kejda e cila përmes disa postimeve në Instagram ka treguar sesi e ka festuar këtë ditë të veçantë për të.
Mes koktejesh dhe tortash bukuroshja ka mbushur plot 19 vjet. Nuk dihet nëse e ka festuar ditëlindjen në Shqipëri, pasi ka nisur studimet jashtë vendit. /Gazeta Express