Aktuale

Vajza e vrarë dje në Pejë, rezultoi pozitive për koronavirus

Gjatë ditës së shtunë një 58-vjeçar në fshatin Vitomericë të komunës së Pejës dyshohet se e vrau një 17-vjeçare e më pastaj vrau edhe vetën.

Por instituti i Mjekësisë Ligjore ka marrë trupat e dy të vdekurve për analizën e obduksionit. Mirëpo, mjekët kanë dyshuar se 17-vjeçja kishte qenë e prekur me Covid-19. Ajo në analizën për Covid-19 të bërë pas vdekjes së saj, ka rezultuar pozitive.

Lajmin se e mitura kishte qenë e prekur me koronavirus e ka konfirmuar prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.

“Pas analizave të bëra u njoftuam nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore se viktima femër ka rezultuar pozitiv me Covid-19”, ka deklaruar shkurt për Express prokurori Sinanaj.

E hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar nga ana e Policisë së Kosovës.

Gazeta Express merr vesh se 17-vjecarja kishte pasur një plumb në trupin e saj të cilin dyshohet se e kishteë gjuajtur 58-vjecari nga Vitomerica i cili pas kryerjes së këtij akti, ka vrarë edhe vetën me një plumb në kokë.

E vëllai i viktimës, vajzës 17-vjeçare, Bajrami, tregon se fqinji i tyre R.B kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermania për në Kosovë. madje thotë se raportet i kishin pasur të mira me 58-vjeçarin.

“Ai e ka rrite vet at çikë. Shumë të mira i kemi pas raportet. Ne kemi qenë jetimë, ai na ka rritë. Që 5 ditë ka ardhë në pushime edhe e ka ba këtahen. Ai ishte fjalos me familjen e vet atje, edhe ka ardh këtu. Qysh me i lan familjet në gjak. Ka ardhë këtu, dhe ma vrau motrën. Familjarët e tij e din më së miri se cka ka ndodhë. Motra ime ka jetu këtu. Motra kurrë s’më ka njoftua për ndonjë fjalosje. Ai ka qenë i martun, ka fëmijë. I vetëm ka qenë në Kosovë. Ka ardhur para 5 ditëve. Asnjëherë nuk kemi pas probleme. Në 04:40 të mëngjesit ai ka ardhur e ka marrë motrën me zor.”, ka sqaruar ai.

Megjithtkëtë, organet e hetuesisë kosovare janë duke i zhvilluar hetimet sa i përket kësaj vështjeje.

Nga Prokuroria kanë sqaruar se viktima dhe dorasi ishin fqinjë në mes vete.

“Janë kojshi, burri është 58 vjeçar ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeç. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Pejës.